Çështja e liberalizimit të vizave sot është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin Presidenca çeke e Bashkimit Evropian.
“Mund të konfirmoj se Presidenca çeke ka vendosur të vë në diskutim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian. Kjo çështje diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në deklaratën e Presidenca çeke.
Diskutimi për Kosovën pritet të nisë nga ora 14:30.
Ditë më parë Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian dokumentin ku konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po në këtë dokument thuhet se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Telegrafi merr vesh se sot mund të ketë konfirmim pro liberalizimit të vizave për Kosovën, rekomandim ky që më pas do të kalojë në shtetet anëtarët anëtare të BE-së për miratim.