A do të ketë një pandemi tjetër? Ky është qyteti ku janë zbuluar 18 viruse të rrezikshme në tregjet e mishit

A do të ketë një pandemi tjetër? Ky është qyteti ku janë zbuluar 18 viruse të rrezikshme në tregjet e mishit

Kina vazhdon të jetë epiqendra e viruseve më të mëdha dhe gjithpërfshirëse në të gjithë botën, shkruan Gazeta ‘Enigma’



Speciet e kafshëve të egra që shiten në tregjet e Kinës, sipas ekspertëve shëndetësorë mund të shkaktojnë edhe pandemi të tjera, sikurse kjo e COVID-19.

Por, a lë vend për shqetësim kjo edhe për Kosovën?

Ekspertët kanë paralajmëruar se speciet e kafshëve të egra që shiten dhe konsumohen në tregjet e Kinës janë një “pandemi në ardhje”.

Produktet me origjinë shtazore nuk importohen nga ky shtet për në vendin tonë, prandaj mund të “jemi rehat” sa i përket rrezikshmërisë së viruseve që po shpërthejnë në Kinë gjdo ditë e më shumë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi

Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Import të produkteve me origjinë shtazore nga Kina nuk ka. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me organizatat ndërkombëtare për siguri të ushqimit dhe shëndet të kafshëve”, është shprehur ai.

Njëherit Thaçi ka thënë se “Për secilin dyshim të paraqitur për ndonjë sëmundje të kafshëve apo dyshime për siguri në produkte që për destinacion kanë Evropën apo Kosovën, ne menjëherë marrim lajmërim alert nga sistemet e paralajmërimit të hershëm OIE apo RASFF”.

Deri më tani në adresën tonë nuk ka arritur ndonjë ankes ose njoftim rreth kësaj çështje.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë lajmërim për dyshime të caktuara në ketë drejtim. Kurdo që paraqitet ndonjë rrezik me kohë ndërmarrim veprimet e duhura ligjore dhe po ashtu e komunikojmë rrezikun për qytetaret”.

Sipas Thaçit, Kosova ka bashkëpunim të nivelit të lartë me autoritetet relevante ndërkombëtare, sa i përket shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.

“Në mënyrë aktive përcjellim situatën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore, bashkëpunimi me autoritete relevante ndërkombëtare është në nivel të lartë. Çfarëdo rreziku qe paraqitet përveç obligimit ligjorë qe kemi për transparencë”, ka deklaruar ai.

“Ne po ashtu kemi përgjegjësinë për paralajmërim të secilit rrezik që mund ti kanoset shëndetit publikë ne Republikën e Kosovës që lidhem me mandate të AUV-së”, ka përfundur ai.

Këto janë paralajmëruar nga mediat rreth ‘tetëmbëdhjetë” viruseve me rrezik të lartë që po shpërthejnë në Kinë

Sipas prestigjiozes “The Sun”, një treg i mishit në Wuhan ku tregtarët shisnin gjitarë, zvarranikë dhe peshq që u bë shkaktar për shpërthimin fillestar të COVID-it në vitin 2019.

Sipas shkencëtarit britanik Dr. Eddie Holmes, ekspertët kinezë kishin vënë në dukje rrezikun e “përhapjes” së një virusi nga kafshët te njerëzit pesë vjet përpara fillimit të pandemisë, pasi vizituan tregun e ushqimeve të detit Huanan.

Dhe tani ekspertët kanë paralajmëruar se speciet e kafshëve të egra që tregtohen dhe konsumohen në tregjet e lagështa të Kinës janë një “pandemi që pret të ndodhë”, raporton Straits Times.

Një studim i ri i publikuar më 12 nëntor, ka identifikuar 71 viruse të gjitarëve, duke përfshirë 18 me rrezik të lartë që mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët e tjera.

Edhe rastet e para me COVID-19 erdhën nga Kina, ku e gjithë bota është duke u përballuar aktualisht me pandeminë

Rastet e para me COVID-19 u regjistruan në Wuhan të Kinës. Autoritetet atje e kishin lidhur përhapjen e virusit me një treg ushqimesh në këtë qytet, duke krijuar kështu teorinë se virusi kaloi nga kafshët te njerëzit.

Por, në fillim të këtij viti, mediat amerikane publikuan raporte në të cilat thuhej se ekzistojnë prova se virusi mund të kishte dalë nga laboratori në Wuhan, mbase si pasojë e një aksidenti.

Në muajin maj, presidenti Biden urdhëroi zyrtarët e inteligjencës të hetojnë origjinën e virusit, duke përfshirë edhe teorinë e rrjedhjes së tij nga laboratori.

Hetimi i koronavirusit të COVID-19 në Kinë

Kina e ka kundërshtuar një teori të tillë

Ambasada e Kinës në Uashington i tha agjencisë Reuters se “përpjekjet amerikane që për origjinën e COVID-19 të mbështetet në aparatin e saj të inteligjencës në vend të shkencëtarëve, është një farsë politike”.

Ndryshe, që nga marsi i vitit 2020, rreth 240 milionë raste të COVID-19 janë konfirmuar në mbarë botën, me më shumë se 4.9 milionë vdekje./Gazeta Enigma/

Related Articles