A do të pushojnë nxënësit të hënën dhe të martën?

A do të pushojnë nxënësit të hënën dhe të martën?

Institucionet arsimore në vend sipas kalendarit të Festave zyrtare do të pushojnë me 10 dhe 11 prill (e hënë dhe e martë), por që një kontradiktë u krijua me orarin e zëvendësimeve nga greva që është përpiluar nga MASHT-i, shkruan Gazeta Enigma.

Aty nuk figuron dita e martë, pra 11 prilli si ditë pushimi, por ditë mësimi.

Ndërkohë Gazeta Enigma merr vesh se Ministria e Arsimit ua ka lënë drejtorëve të shkollave që dita e mësimit e planifikuar sipas Vendimit me numër 01B/453 të datës 04.10.2022, të lëshuar nga ministrja, Nagavci të kompensohet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili për Gazetën Enigma ka theksuar se në bazë të informatave që ai ka nxënësit do të pushojnë edhe të martën, pastaj kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë mësimi në ditët në vijim. / Gazeta Enigma.

Related Articles