“A e vërteton kjo që e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes” – Murseli i bëri disa pyetje mjekut ligjor

“A e vërteton kjo që e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes” – Murseli i bëri disa pyetje mjekut ligjor

Në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ai i drejtoi pyetje ekspertit mjeko-ligjor Naim Uka lidhur me shenjat e plagëve të viktimës.

“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.

“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.

“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.

“Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore zgjerohen.”, tha Uka.

“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentim për të ikur?”, tha Murseli në pyetjen e tij drejtuar doktorin e IML-së, Naim Uka.

“Unë nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja.”, u përgjigj eksperti.

Related Articles