A ekziston mundësia që Gjilani të shkojë në zgjedhje për asamble? Flet kryetari i ri i komunës

A ekziston mundësia që Gjilani të shkojë në zgjedhje për asamble? Flet kryetari i ri i komunës

Seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë e ka thirr për të mërkurën, më 5 janar.

Por, kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni nuk e di nëse ai dhe partia e tij do të arrijnë ta zgjedhin atë.

Problem është mungesa e kourumit.

VV i ka pos 10 vota. I duhen edhe 8 sosh.

“Deri tash s`kemi marrëveshje e as koalicion me askënd”, u shpreh Hyseni.

Në mungesë të një ujdie, i pari i komunës, nuk e përjashtoi mundësinë që komuna më e madhe e Anamoravës t`i mbajë prapë zgjedhjet për asamble.

“Për momentin të gjitha mundësitë janë në tavolinë”, u shpreh Hyseni për “Front Online”, përcjellë Gazeta “Enigma”..

Gjilani ka afat deri me datën 8 janar ta zgjedh kryeasamblistin.

Në rast se nuk ndodh kjo, asambleja konsiderohet jofunksionale dhe shkohet prapë në zgjedhje për këshilltarët e rinj komunalë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles