Viti 2022 aspak premtues për heqjen e vizave, kosovarët mbeten të izoluar

Viti 2022 aspak premtues për heqjen e vizave, kosovarët mbeten të izoluar

Edhe 22 vite pas lufte, Kosova nuk po arrinë t’a zgjidhin problemin me viza, çështje kjo për të cilën qytetarët e saj, lëvizjen e lirë e konsiderojnë ende sfidën më të madhe. Ndonëse në vitin 2018, u dha një sinjal pozitiv, pasi që sipas Komisionit Evropian, vendin ynë ka plotësuar gjitha kriteret për heqjen e vizave, një gjë e tillë nuk ndodhi ende, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me këtë në një prononcim për Gazetën “Enigma”, njohës i çështjeve juridike, profesor Sadik Haxhiu, ka deklaruar se liberalizimi i vizave ka karakter politik dhe jo atë juridik.

“Liberalizimi i vizave do të thotë se politikisht mund të bëhet, nëse do Bashkimi Evropian, sepse për ta nuk është e vështirë”, tha ai.

“Ne duhet të krijojmë një shtet të mirëfillt të së drejtës, që fatkeqësisht nuk e kemi. Duhet të kemi gjykata dhe prokurori më të fuqishme, që ata i kanë parasysh, sepse nëse nuk e ke shtetin e së drejtës, natyrisht që ata kërkojnë përgjegjësi për shtetin që nuk funksionon”, është deklaruar ai.

Sadik Haxhiu

Sipas Haxhiut faktor kryesor për mos liberalizimin e vizave është emigracioni.

“Presioni me i madh që u bëhet këtyre institucineve ndërkombëtare që nuk na japin dritën e gjelbërt është ikja e madhe e të  rinjëve në botën e jashtme. Përqindja e të rinjëve që lypin azil politik është më i madh besoj tash se sa në viteve të 90-ta”, ka theksuar Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se “Unë do kisha pas dëshire të madhe që liberalizimi i vizave të ndodh në vitin 2022, po për mua, kjo do të mbetet në nivelin e dëshirave”.

Haxhiu është potencuar edhe për kryesimin gjashtëmujor të Francës të Presidencës së Bashkimit Evropian.

“Ata kanë zgjedhjet presidenciale, dhe në këto zgjedhje zakonisht partitë politike janë kundër migracionit, prandaj ata kanë me pas qasje negative për liberalizim, sepse zakonisht në ato vende ku ka zgjedhje, propagandën e tyre e bëjnë kah shteti nacional”, ka cituar ai.

Duke theksuar se komponent kryesor që e pengon liberalizimin sipas tij, janë në rast të parë, shteti ligjor dhe emigracioni.

Lekaj: Kosovës i duhet një zgjidhje urgjente

Në lidhje me Liberalizimi e Vizave, është deklaruar edhe Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, i cilit ka thënë se, ai së bashku me të tjerët si përfaqësues të popullit janë të zhgënjyer që Kosova ka mbetur i vetmi vend që po vazhdon të privohet nga mungesa e liberalizimit të vizave.

”Ky izolim i vazhdueshëm ka bllokuar edhe jetën, të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Pal Lekaj

Ai ka cituar se Kosovës i duhet një zgjidhje urgjente.

“Zgjidhja urgjente është që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të largojnë dyshimet dhe rezervat politike përballë Kosovës dhe që shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin si tërësi shtetin e Kosovës dhe ti japin dritën e gjelbërt Liberalizimit të vendit tonë, e poashtu hyrja e Kosovës në BE të bëhet në një të ardhme të afërt”, ka potencuar ai.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”

Ndërsa, analisiti, Afrim Hoti, sa i përket liberalizimit për këtë  vit është shprehur mjaftë optimist. Ai ka thënë se vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Ne kemi disa probleme teknike, madje edhe politike sepse disa vende po bllokojn çështjen e liberalziimit. Franca ka marrë udhëheqjen, dhe ky shtet ka qenë një nga vendet më kundërshtuese të fuqishme, dhe nëse kjo kombinohet me përpjekje serioze dhe jo vetëm me deklarata të lidershipit politik të Kosovës, që me i adresu shqetësimet e këtyre vendeve, në veçanti të Francës edhe të Holandës, besoj që funditi i vitit mund të jetë optimist”.

Afrim Hoti

Tutje Hoti ka theksuar se duhet marrë veprime konkrete,dhe të luftohen fenomente negative.

“Nëse ne vazhdojmë të japim vetëm deklarata televizive, por pa ndërrmarë veprime konkrete në mënyrë që me ju dhënë prova këtyre vende, që ne po marrim hapa dhe po luftojmë fenomene negative për të cilat këto vende janë të shqetsuar, atëherë kam frikë që jo vetëm viti 2022, por edhe vitet tjera do të na gjejnë kështu të izoluar” ka deklaruar Hoti.

Duke shtuar se komisioni evropian përmes raporti ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Çështja si ajo e luftë kundër korrupsionit ende, nuk është çështje e një vendimit por çështje e një procesi, dhe proceset nënkuptojnë që edhe përtej obligimit të raportit duhet të merren veprimet konkrete nga institucionet tona, sidomos ato që janë në luftën kundër korrupsionit që të prezantojnë rezultate të prekshme, pra që t’i bindim partnerët tonë që jemi serioz, në agjendën tonë evropiane që në mënyrë definitive të bëhet liberalizimi” ka përfunduar ai.

Serwer: Nuk shoh një marrëveshje Kosovë-Serbi

Njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se nuk pret një arritje të marrëveshjes Kosovë – Serbi këtë vit e po ashtu nuk pret që së shpejti të ketë edhe takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithmonë ka mundësi, por unë dyshoj se do të ndodhë kjo, e veçanërisht nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi”, ka thënë Serwer në intervistë për medie.

I pyetur, nëse do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën këtë vit. Ai nuk është shprehur optimist as për këtë.

“Do të ishte budallallëk të prisja këtë, por shpresoj se do të ndodhë në vitin 2022. Francezët e holandezët duhet t’i tregojnë Prishtinës pse hezitojnë dhe t’i japin Prishtinës një mundësi për t’i kënaqur ata”, ka thënë Serwer.

Daniel Serwer

Ndryshe, sipas njohësve të çështjeve juridike, Kosova ka pak shpresa për liberalizim të vizave gjatë këtij vitit.

Theksojmë se Franca më 1 janar ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.

Ai për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara./Gazeta “Enigma”/

Related Articles