A gaboi Gapko që u transferua te Liverpooli pasi Klopp pritet të largohet nga skuadra angleze

A gaboi Gapko që u transferua te Liverpooli pasi Klopp pritet të largohet nga skuadra angleze

Sulmuesi holandez Cody Gakpo bëri një gabim kur nënshkroi për Liverpoolin.

Kështu mendon ish-trajneri i Ajaxit, Aad de Mos, i cili ka folur për lëvizjen e anësorit ditët e fundit.

Gakpo ishte poshtë nivelit gjatë debutimit të tij në Liverpool, pasi ata barazuan 2-2 me Wolves në shtëpi në raundin e tretë të FA Cup.

“Ai arrin në një kohë kur skuadra është paksa zhgënjyese”, deklaroi De Mos për SoccerneWs.nl.

“Fryma është zhdukur plotësisht dhe ata nuk janë ndër skuadrat më të mira për momentin ashtu si Chelsea”.

“Liverpool po përpiqet të kthehet në rrugën e duhur për momentin dhe nuk është koha për lojtarë të rinj që të shkojnë atje, kështu që nuk e di nëse është koha e duhur për të shkuar në Liverpool tani”.

“Gjithashtu, ndoshta Jurgen Klopp do të largohet së shpejti, por Liverpooli e ka marrë atë mjaft të lirë, sepse PSV-ja ka nevojë për momentin për të qëndruar jashtë numrave të kuq (bilanci ekonomik)”, ka vazhduar më tej ai.

Gakpo iu bashkua Liverpoolit para pak ditësh në vlerë prej 51 milionë euro nga PSV. 

Related Articles