Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar ndaj shkrimeve se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Sipas shpjegimit zyrtar nga Qeveria amerikane për historikun e Zyrës Ekzekutive, thuhet se ndërtesa në fjalë gjendet “afër Shtëpisë së Bardhë
Por, ambasadori Hovenier ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se ky lloj shpjegimi nuk është i saktë.
“Isha i befasuar nga disa shkrime jo të sakta dhe çorientuese në shtypin lokal përkitazi me lokacionin e kryeministrit, Albin Kurti, në takimin me Këshilltarin e Joe Biden për Çështje të Sigurisë, Jake Sullivan. Ndërtesa Eisnehower është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe takime të nivelit të lartë, përfshirë president, zëvendës-president dhe këshilltar të sigurisë mbahen rregullisht aty”.
Ambasadori ka marrë edhe një shembull ilustrues për ta shpjeguar situatën.
“Në vitin 2010, kane qenë vetë prezentë në takimin në mes të atëherë zëvendës presidentit, Joe Biden, dhe kryeministrit, Hashim Thaçi, në të njëjtën ndërtesë”.
Megjithatë, mediat nuk kanë raportuar se kjo ndërtesë nuk gjendet në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, përveç se kanë shpjeguar që nuk është vetë Shtëpia e Bardhë, ashtu siç tha kryeministri Kurti.
Ndryshe, Kryeministri Kurti u takua me Jake Sullivan, këshilltar i presidentit amerikan për siguri. Ai u prit në atë që njihet si Zyra Ekzekutive Eisenhoëer (EEOB), ku në mesin e shumë zyrave gjendet edhe zyra e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.