Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë, pas reshjeve të vazhdueshme të borës, është e mirë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, përveç atyre në viset malore.
“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe te Autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë. Te gjitha janë të qarkullueshme përpos në viset malore, duhet vozitur me kujdes të shtuar. Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Edhe rrugët malore: Kullë, Bogë Bajgore janë të hapura. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.