Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, para seancës së sotme nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka arritur marrëveshje me Nismën e Fatmir Limajt, raporton Gazeta Enigma.
Ai hyrë në Kuvend i heshtur.
Kurti të hënën ka thënë se në takimin e zhvilluar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje.
“Kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqevërisur me Nismën. Kam bërë pak a shumë edhe një ofertë konkrete për Nismën, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e sa më mirë. Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final atëherë mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj. Për hollësitë e përmbajtjes së ofertës sonë mund të flasim vetëm atëherë kur bisedimet të jenë të finalizuara me atë marrëveshje”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se deri në fund të javës do të bëhet e ditur nëse ka marrëveshje me këtë parti, ose jo.
Por ai s’e ka një përgjigje se çka ndodhë pas afatit të 30 ditëve.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve”, tha Kurti të hënën.