A mund të shkaktojë luftë rajonale konflikti Izrael-Palestinë

A mund të shkaktojë luftë rajonale konflikti Izrael-Palestinë

Analizë nga njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Amir Shabani, lidhur me konfliktin e fundit Izrael – Palestinë, se a mundet të ketë ndikim në rajon lufta mes shteteve në Lindjen e Mesme.

“Brenda kufirit imagjinar me vijë të kuqe synohet të krijohet Shteti i Madh i Izraelit. Mos harroni se këtij qëllimi i shërben edhe organizata terroriste PKK/YPG, pjesëtarë të së cilave akoma lëvizin dhe strehohen lirshëm nëpër Europë! Pra, kur palestinezët luftojnë kundër agresorit të tyre, ata nuk po mbrojnë vetëm veten e tyre, por po mbrojnë vendet tjera në Lindjen e Mesme për moslejimin e formimit të një shteti të tillë izraelit/zionist”.

“Mendoj (shpresoj të jem gabim), se shumë njerëz që ndjekin konfliktin Izrael-Palestinë, nuk janë të vetëdijshëm se sa lehtë kjo mund të shndërrohet në një luftë masive rajonale. Duke e lënë mënjanë Gazën, pasi është aktualisht në kulmin e intensitetit të konfliktit, ka shumë skenarë që mund të bëhen lehtësisht realitet, si p.sh.: “

“1. Tensionet kanë filluar tashmë në kufirin Izrael-Liban me Hizbullahun. Kjo shumë lehtë mund të përshkallëzohet në një luftë të plotë. Për krahasim, aftësitë ushtarake të Hizbullahut janë shumë më të mëdha se ato të Hamasit;

2. Grupe të shumta të mbështetura nga Irani në Siri mund t’i bashkohen konfliktit;

3. Hakmarrja izraelite ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Siri dhe nxitja e një hakmarrjeje nga regjimi i Asadit;

4. Grupet e mbështetura nga Irani në Irak dhe Jemen mund të vijnë për të mbështetur grupet e përfshira në Siri;

5. Një konflikt i zgjeruar mund të tërheqë frymën e Al-Kaedas dhe përkrahësit e saj për të luftuar. Derisa ata nuk do të koordinoheshin me asnjë grup shiit, ata mund të shkaktonin një dhimbje koke të veçantë për Izraelin;

6. Një skenar i rastit më të keq, Irani mund të angazhojë drejtpërdrejt Izraelin ushtarakisht. Derisa këta skenarë duken shumë të largët, ato mund të shkaktojnë lehtësisht një efekt destabilizues në rajonin e Lindjes së Mesme. Vendet e gjirit, Turqia, Kombet e Bashkuara dhe diplomacia globale duhet të jenë të shpejtë dhe vendimtar në zgjidhjen e konfliktit ose së paku përkrahjen ndaj Palestinës (siç reaguan me Ukrainën), e cila po bën një rezistencë të madhe me qëllim të moslejimit të destabilizimit në vend dhe më gjërë. Një operacion i zgjatur dhe i hapur mund të sjell një rrezik të madh për rajonin”.

Related Articles