Vrasja e ferizajasit nga vëllau i reperit Buta ka rikthyer diskutimin për gjuhën denigruese qoftë si kolektiv apo edhe individ në relacion me masën e gjerë, shkruan Gazeta Enigma.
Reperi Buta është shndërruar në një prej emrave më të përfolur gjatë këtyre ditëve, jo vetëm për ngjarjen tragjike që ka ndodhur, por edhe për gjuhën ofenduese dhe denigruese që ai e përdorë në tekstet e këngëve të tij.
LEXO EDHE: Reagon Buta për herë të parë pasi vëllai i tij e vrau ish-shokun
Mirëpo, gjuha denigruese nuk po përdoret vetëm në këto raste, por edhe nga qarqet e ndryshme që janë jasht mediave.
“Ka tejkalim të gjuhës denigruese në rrafshin publik, e cila është toleru dhe lejohet, derisa në disa raste edhe promovohet nga qarqet e ndryshme që janë jo vetëm nga mediat, por mund të jetë edhe nga qarqet e caktume që janë jashtë mediave që kanë karakter të organizimit publik dhe provomojnë gjuhë ofenduese, lënduese, shantazhuese”, ka thënë sociologu kosovar për Gazetën Enigma, Blerim Shabani.
A po kontribojnë edhe deputetët në përdorimin e gjuhës denigruese në Kuvend?
Shabani thotë se debatet në Kuvend janë të papërshtatshme dhe përdoren zhargone që janë të frymës ofenduese, që sipas tij edhe për fëmijet kanë karakter joedukativ.
“Deputetët në Kuvend përçojnë mesazh tek masa e gjerë, dhe duhet të përzgjedhin fjalët e duhura në përputhje me normat e lejume”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet rasti kur deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ditë më parë në një seancë plenare përdori gjuhë ofenduese.
Çfarë duhet të bëjmë për të zvogëluar përdorimin e gjuhës denigruese?
Shabani ka theksuar se ka tejkalim të gjuhës denigruese dhe se kjo duhet të dënohet, duke theksuar se “secila pjesë e ka përgjegjësinë e vetë, qoftë nga aspekti i edukimit të brezave të rinj, qoftë nga mënyra e asaj se çfarë kemi përgjegjësi në jetën publike si media, si institucione”.
Përveç se duhet dënuar qoftë në aspektin kolektiv, apo individë, sipas Shabanit duhet të forcohet të gjeneratat e reja lënda e edukatës qytetare.
“Duhet ta forcojmë të gjeneratat e reja lëndën e edukatës qytetare, ku i mësojmë për mënyren e sjelljes dhe mirësjelljes në rëlacion me masat e gjerave, dhe duhet të dënohen në mënyrë të ashpër qoftë grupet amo individët që përçojnë mesazhe me karakter të dëmshëm”, ka thënë Shabani.
“Duhet të dënohen, të mos lejohen promovimi i një tipi të tillë të shprehjeve të cilat mund të kenë karakter të papërshtatshëm në jetën publike. Kjo pra, është përgjegjësi kolektive e jonja shoqërore me luftu një tip të tillë të sjelljes në publik, që ka karakter të dëmshëm”, ka shtuar ai.
Mes tjerash, Shabani thotë se politikanët kanë targin e përfaqësimit të individëve apo të grupeve të caktuara shoqërore të cilët kanë bindje apo ide të përbashkëta, e që sipas tij indetifikohen me njëri-tjetrin.
Ai shton se “përdorimi i një mënyre të komunikimit publik që nuk është në përputhje me normat e lejuara, ka tendencë që edhe nga individë të caktuar të ketë identifikimi ose të jepet përshtypja se është në rregull të përdoret kjo gjuhë edhe nga sfera të tjera publike”.
Ndryshe, në pjesën për Kosovën të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021, është thënë se Qeveria, në përgjithësi, e ka respektuar të drejtën e shprehjes. /Gazeta Enigma/.