A pritet të ketë vërshime në vend pas reshjeve të fundit – flasin për Gazetën Enigma nga Instituti Hidrometeorologjik

A pritet të ketë vërshime në vend pas reshjeve të fundit – flasin për Gazetën Enigma nga Instituti Hidrometeorologjik

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Disa nga fshatrat e Gjilanit që janë në zonë kufitare kanë qenë më të prekurat nga reshjet me intensitet të lartë.

Por nuk pritet se në vend do të ketë vërshime të tjera apo përmbytje lumore, kështu tha Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në një prononcim për Gazetën Enigma.

Po të kishte rrezik për vërshime ne si Institut i Hidrometeorologjisë paralajmëron 24 orë më parë. Në vend nuk parashikohet të ketë vërshime uriale. Kjo stuhi është në kalim dhe sipër, brenda disa orëve do të kalojë, nuk do të ketë pasojë në vërshime”, ka thënë Kastrati

Sipas tij, stuhia e madhe ka kaluar nga vendi ynë dhe pritet të kthehet moti i mirë, prandaj nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vërshim apo përmbytje.

“Ato janë zbrazje momentale të reve dhe po them që janë të paparashikueshme dhe e përcjellin një territor shumë të ngushtë. Kjo stuhi ka kaluar dhe nuk ka asnjë problem as për përmbytje as për kurrgjë. Kjo stuhi e ka kaluar territorin e Kosovës dhe ka shkuar nga lindja. Nuk parashikohen vërshime dhe as lumore”, ka thënë Kastrati.

Ndryshe, në Komunën e Gjilanit dhe të Drenasit ku pati vërshime, janë aktivizuar edhe Ekipet Emergjente./Gazeta Enigma/

Related Articles