Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.
Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.
Nga AAK-ja kanë konfirmuar arritjen e ftesës duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takim.
“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga Ardian Gjini”, ka konfirmuar AAK.
