AAK-ja shkarkon nga partia ish-kandidatin për kryetar të Dragashit

AAK-ja shkarkon nga partia ish-kandidatin për kryetar të Dragashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkarkuar ish-kandidatin e saj të për kryetar të Komunës së Dragashit, Agron Gashin.



Sipas vendimit, Gashi kishte lidhur koalicion me partinë në pushtetin lokal, Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa u konsultuar me kryesinë e AAK-së në Dragash.

“Shkarkohet nga të gjitha funskionet e AAK-së dega në Dragash, anëtari i kryesisë dhe njëherit ish kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit nga kjo parti, si dhe asambleistë në Kuvendin Komunal në Dragash nga radhët e AAK-së z.Agron Gashi, për shkak se i njëjti në kundërshtim me statutin e AAK-së dhe pa u konsultuar me kryesinë e AAK-së në Dragash, ka lidhur koalicion me partinë në pushtet LDK-së”, thuhet në vendim.

Njëkohësisht, në njoftim thuhet se i njëjti ka emëruar në postin e këshilltarit të komunës djalin e tij, Eldi Gashin.

AAK-ja po ashtu ka kërkuar nga kryetari i AAK-së në Dragash, Behxhet Xheladini të mos emërojë në asnjë detyrë dhe funksion asnjë anëtar të AAK-së pa konsultim paraprak.

Kandidati i AAK-së, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar kishte arritur të marr gjithsej 281 vota ose 2.05% të votave, duke u radhitur si kandidati i pestë nga gjashtë sa ishin gjithsejtë.

Related Articles