AAK-ja synon fitore pa balotazh në Deçan

AAK-ja synon fitore pa balotazh në Deçan

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh i bindur se do fitojë pa balotazh.

Për më tepër, Ramosaj pretendon se AAK do t’i ruaj katër komunat ku qeveris që nga 2021, si dhe do të shtojë Junikun.

“Mendoj se aleanca i ruan komunat që i ka. Jemi dalë me sloganin ‘dritë për komunat’ pasi ka qenë e asocuar nga organizatat që kanë bërë vlerësimin e punëve nëpër komuna dhe dikush që është edhe ndërkombëtar e ka thënë këtë ‘aty ku Aleanca menaxhon, është dritë për komunat’ dhe është marrë si thënie e tillë”, tha Ramosaj për Gazeta Blic.

“Mendoj se Gjakova është në nivel krejt tjetër, shumë të lartë, njëjtë Rahoveci, Suhareka, Klina dhe shpresoj që do jemi edhe në dy komuna tjera, në Junik do të rikthehemi si komunë dhe mendoj se do të jemi udhëheqës në Pejë”, ka theksuar ai.

Related Articles