AAK prezanton kandidatin për kryetar në Komunën e Pejës

AAK prezanton kandidatin për kryetar në Komunën e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Pejës.

Doktori i njohur, Arbër Tolaj është kandidati i këtij subjekti politik për qytetin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Arbër Grabovci.

Ky i fundit ditë më parë ka njoftuar se është tërhequr nga pozita e kandidimit për këtë komunë.

“Urime kryetari im urime kryetari i ri Pejës”, shkroi Grabovci në llogarinë e tij në Facebook.

Related Articles