AAK: Qeveria sot dëshmoi se nuk ka guxim që të zbatojë ligjin në tërë territorin e Kosovës

AAK: Qeveria sot dëshmoi se nuk ka guxim që të zbatojë ligjin në tërë territorin e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës, për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Madje ai ka njoftuar se partia e tij, do ta apelojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në katër komunat veriore të Kosovës. “Do të ndjekim të gjitha hapat ligjorë dhe do ta apelojmë këtë vendim”, theksoi ai.

LEXO EDHE: Mustafa e kritikon VV-në për ndarjen e 11 milion eurove: Dikur e quanin hajni, e sot patriotizëm

“Propozimi për shumën prej 11 milionë euro që duhet ta paguajnë qytetarët e Kosovës për qytetarët e katër komunave në veri të vendit që kaloi javën e kaluar nga deputetët e VV-së në Komisionin për Ekonomi. Është e habitshme që edhe pas arritjes së pavarësimit në energji, Qeveria e Kosovës po shantazhohet nga serbët. Përveç dëmit financiar në buxhetin e vendit i cili ndërtohet fal djersëve të qytetarëve. Nga ky veprim po krijohet një sërë dëmesh zingjirore. Me këtë vendim qeveria Kurti po tregon se nuk ka potencial për shkelësit e ligjit që po keqpërdorin rrymën.”, ka thënë Lekaj.

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës votoi sot pro këtij vendimi. / Gazeta Enigma.

Related Articles