Abazi: 70% e ambasadorëve të ri do të jenë diplomat karriere

Abazi: 70% e ambasadorëve të ri do të jenë diplomat karriere

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për mungesën e ambasadorëve të Kosovë në 23 vende të botës.

Abazi ka thënë se ambasadorët e ri nuk do të jenë njerëz të Vetëvendosjes, por po synohet që shumica e tyre, rreth 70 për qind të jenë ambasadorë karriere.

“Jo absolutisht jo, do t’i shihni. E para tentimi është që të shkojmë në 70/30. Synojmë të shkojmë 70% të karrierës dhe 30 të emëruar politik. Këta duhet të jenë njerëz që kanë njohuri për vendin ku shkojnë, gjuhën njohuritë historike dhe ta përfaqësojnë vendin ballëhapur e jo siç kemi parë raste që janë dërguar njerëz që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj”, tha Abazi në Kanal 10.

Ai ka kritikuar opozitën për mungesën në mbledhjen e Komisionit ku do të dëgjoheshin disa nga kandidatët për ambasadorë të ardhshëm të Kosovës.

“Për sa muaj flitet se nuk po vendosen ambasadorët dhe në fund ata e sabotojnë dëgjimin. Në anën tjetër dukej se është orkestrim për ta sabotuar”, tha Abazi.

Abazi tha se mund te kenë pyetje dhe refuzim ndaj kandidatëve të caktuar por ajo është e drejtë vetëm kur e dëgjon kandidatin.

Kur është pyetur për emrat e ambasadorëve të shkarkuar Abazi tha se mes tyre ka emra shumë të respektuar

“Kjo i bie sikur kur vjen qeveria e re disa prej ministrave të vazhdojnë detyrën. Unë mendoj që Brenda kësaj liste ka njerëz të respektuar dhe e kanë kryer detyrën me nderë dhe respekt për vendin. Unë mendoj që njerëzit që janë të suksesshëm mund të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e përzgjedhjes së ardhshme dhe të kalojnë edhe në stafin diplomatik të karrierës, mirëpo ajo që është edhe përvojë”, tha ai.

Related Articles