Abazi adreson një varg kritika ndaj Kurtit: Ai është në kërkim të personave që duan ta rrëzojnë

Abazi adreson një varg kritika ndaj Kurtit: Ai është në kërkim të personave që duan ta rrëzojnë


Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka adresuar një varg akuzash kundrejt subjektit të tij, VV, në konferencën e sotme, raporton Gazeta “Enigma”.

Madje ai ka kritikuar ekzekutivin se ka shkatërruar diplomacinë e vendit, e veçmas pozicionin që Kosova ka me aleatët strategjik.

“Sot unë jam këtu për konfirmuar shkarkimin nga kryetari për punë të jashtme, natyrisht që për shumicën prej juve nuk është krejt e papritur kjo gjë. Unë kam shprehur qëndrimet e mija në konferencat e rregullta për shtyp. Do vazhdoj që me transparencë e në mënyrë direkte të shpreh qëndrimet e mija për atë se çka ndodh në jetën parlamentare dhe institucionale në Kosovë. Sigurisht kureshtja sot është për arsyen që ka sjell deri tek urdhëri i kryeministrit Kurti për dorëheqjen time, mendoj çështja kryesore është këtu se Kurti mendon se unë do hidhërohem shumë dhe do bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria”, tha Abazi.

Sipas tij tash e dy vite Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga qeveria.

“Por e kam thënë që unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti”, tha tutje ai.

Ai renditi disa dështime sipas tij të VV-së.

“Zgjedhjet lokale, dështimi i LVV-së në zgjedhjet lokale sidomos për shkak të kandidatëve të përzgjedhur gjë që ja kam dhënë Kurtit me kohë. Zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e demokracisë së brendshme, lënja jashtë e aktivistëve më të devotshëm të VV-së dhe vendosja e çdo parametri brenda pa asnjë debat, po ashtu dështimi në diplomaci, rrjedhimisht edhe pozicionimi i aleatëve strategjik kundër formës së udhëheqjes së dialogut”, potencoi Abazi. / Gazeta Enigma.

Related Articles