Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur lidhur me lirimin nga paraburgimi në arrest shtëpiak të ish-policit serb, Dajan Pantiq.
Abazi në “DPT te Fidani”, ka thënë se Pantiqin e ka liruar politika.
“Pantiqin e ka liru politika, nuk e ka liru drejtësia. Njerëzit enden në Kosovë me fletarrest të gjykatave për muaj të tanë, edhe politika i mbronë…Gjyqësori i nënshtrohet presionit politik…Lirimi i Pantiqit ka qenë politik”, ka thënë Abazi.
Ai ka thënë se ka dështuar sjellja e Pantiqit në qendrën e paraburgimit, për shkak të mungesës së planifikimit.
“Ka dështu ardhja e tij në qëndrën e paraburgimit, për shkak të mungesës së planifikimit se cka ndodh me një të arrestuar në veri. Ai do të duhet të ishte në duar të policisë hetimore”, tha Abazi.