Deputeti Haki Abazi, i shkarkuar prej Vetëvendosjes nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, ka thënë se pranimi i çfarëdo marrëveshjeje për Asociacionin do të ishte vetëvrasje politike.
“Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tutje, ai thtoëe se “mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja”.
“Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale”, ka deklaruar ai.