Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq pa u lexuar fare.
Me këtë rast deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi tha në Klan Kosova tha se Serbia refuzon ta sheh Kosovën si palë të barabartë.
“Serbia refuzon që ta sheh Kosovën dhe përfaqësuesit e saj në këtë rast kryeministrin si palë të barabarta. Kjo ka qenë historikisht. Serbët mund të pranojnë gjithçka por nuk mund t’i shohin shqiptarët të barabartë në dialog”.
Abazi tha se Serbia po vazhdon si në të kaluarën qe të konsiderohet Kosova më pak sesa që është pra më pak se shtet.
“Ajo që është e qartë është se ata duan të vazhdojnë si në të kaluarën që të konsiderohet Kosova më pak sesa që është, pra më pak se shtet dhe nuk duan që të hyjnë në marrëveshje mes dy shteteve te barabarta. Por, institimi nga ana e Kosovës duhet të vazhdojë sepse ne kemi shpallur shtetin e kemi integritetin tonë territorial e kemi Kushtetutën”.
“Tani është e qartë që koncepti i barazisë kërkon nënshkrim ndërmjet shteteve të barabarta. Dhe pavarësisht se duhet të kërkohet përgjigja e saktë nga presidenti Vuçiq për këtë çështje”.