Abazoviq takon Vuçiqin: Marrëdhëniet me Serbinë prioritet

Abazoviq takon Vuçiqin: Marrëdhëniet me Serbinë prioritet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të margjinave të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet .

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mali i Zi është duke bërë përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës, lidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëdhëniet me Serbinë prioritet, jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Abazoviq.

Ai dje është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti dhe Abazoviq folën për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet.

U veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve.

Related Articles