Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Botëror në Davos të Zvicrës, shkruan Gazeta Enigma.



Kurti se bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë në të njëjtin panel.

Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot në orën 07:30.

Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë. Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Related Articles