Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe në ditën kur në Angli kujtohen të rënët në luftëra

Abbott bën homazhe në Krushë të Madhe në ditën kur në Angli kujtohen të rënët në luftëra

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të enjten gjatë ditës homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë në ditën kur në vendin prej nga vjen është dita kur përkujtohen të gjithë ata që kanë vdekur gjatë luftërave.

“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles