Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri të Kosovës kërkon durim dhe mendim të qetë.
Sipas tij, është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve.
“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”.