Abdixhiku: Ai i propozuar për kryeministër, Osmani për presidente

Abdixhiku: Ai i propozuar për kryeministër, Osmani për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar se ai është kandidat i propozuar nga radhët e LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai po ashtu e konfirmoi që ka propozuar të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, ka njoftuar Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua, Kryetar të LDK-së, kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës”.

Abdixhiku pohoi se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Related Articles