Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të aplikojë standarde të njëjta për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.
Këtë kërkesë, ai ia ka parashtruar BE-së në Samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor, në të cilën mori pjesë përmes një videokonference nga pamundësia për të qenë atje fizikisht.