Abdixhiku: Çmimet e produkteve ushqimore po rriten, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj

Abdixhiku: Çmimet e produkteve ushqimore po rriten, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për raportin e publikuar të enjten për çmimet e produkteve bazike ushqimore, duke thënë se Kosova po përballet me valën më të rëndë të çmimeve në historinë e saj.

Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook thotë se kur çmimet po rriten, Qeveria po vazhdon të jetë vetëm spektatore.

“Përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj. Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë.

“Politika publike duhet të jetë e gjallë. Vizionet zhvillimore duhet të jenë të mëdha; të guximshme. Ngurtësimi në retorikë të thatë, herët apo vonë sjellë krizë. Dhe me çmime inflative si këto, ky vend veçse po futet në krizë”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

Related Articles