Abdixhiku falënderon degën e LDK-së në Podujevë për kandidimin e Agim Veliut

Abdixhiku falënderon degën e LDK-së në Podujevë për kandidimin e Agim Veliut

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka falënderuar Degën e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të rëndësishëm bashkimi për LDK.

Me anë të një postimi në Facebook, ka vlerësuar rikthimin e Agim Veliut në listën e kandidatët për deputet në zgjedhjet e parakohshme më 7 Qershor, duke theksuar se ky vendim pasqyron vullnetin e anëtarësisë dhe përfaqëson një hap të mbarë drejt ndërtimit të bashkimit të madh.

“Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë. LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës”.

Related Articles