Ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në një deklaratë për media ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Tutje erisha ka theksuar se nuk i beson propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me deklarimin e pasurisë së Kurti, i cili kishte deklaruar vetëm mbi 16 euro në xhirollogari.
“Unë jam njeri që pajtoj njerëz, ky (Albin Kurti) e bënë të kundërtën. Mu më zbardhen flokët duke u mundu me i pa mirë shqiptarët, tu i pajtu, e ky e bënë të kundërtën. Ky e bënë atë që është e kollajshme, ky e bënë atë që i përçan njerëzit në mënyrë që me përfitua vetë. Ky d.m.th. është përfaqësues ma i denjë i errësirës, i të zezës, i përçarjes, i të kundërtës së asaj që e bëj unë. Qysh luftohen këta njerëz? Kaosi luftohet me rregull, ne duhet me fol, pasiqë ky nëse vazhdon kështu do të na çojë në vëllavrasje, ka me na çu në luftë civile”, ka thënë Berisha në “DPT” te Fidani.
Sipas tij efekti dhe mekanizmi i linçimit dhe propagandës për të tjerët që ka krijuar Albin Kurti është shumë i justifikuar, mirëpo sipas tij, nuk do të ndalet deri në demaskimin e tij.
