Abdixhiku: Ftoj njerëzit që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen në shtëpinë e tyre politike

Abdixhiku: Ftoj njerëzit që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen në shtëpinë e tyre politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë njerëzit që janë dëshpëruar me LDK-në ndonjëherë që të kthehen në këtë parti.

Ai në Rubikon tha se ata do të kenë mbështetjen e tij personalisht.

“Ftoj njerëzit që janë dëshpëru me LDK-në ndonjëherë, të kthehen në shtëpinë e tyre politike. Do ta kenë mbështetjen tonë dhe timen personalisht. LDK-ja vendin e vet e ka të parin. Këtë duhet ta synojmë këtë duhet ta besojmë.”

Abdixhiku u shpreh i bindur se do të kthejnë bindjen e fitores brenda partisë politike.

“Çdo vendim i imi dhe i partisë është në sinkron me zërin e qytetarëve.LDK-ja do ta shfrytëzojë kohën për organizimin e vet brenda partiak. Do t’i hapim dyert për njerëz të rinj e do t’i vlerësojmë ata që i kemi. Do ta kthejmë bindjen e fitores brenda partisë politike. Popullizmin nuk e ushqej si frymë politike.”

Related Articles