Abdixhiku i kërkon Kurtit t’a shkarkojë ministrin Goran Rakiq

Abdixhiku i kërkon Kurtit t’a shkarkojë ministrin Goran Rakiq

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq të shkarkohet nga Kryeministri, Albin Kurti, për shkak të fyerjeve.

“Keni deklaratat të Ministrit ku e ofendon Kryeministrin dhe nuk ka fare reagim. Prej sot Kryeministri nuk mundet të funksionojë me njërin nga ministrat e tij dhe njëri nga ata dy nuk mund të jetë pjesë e një tavoline. Rendi është Kryeministri nëse ka guxim”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga Lëvizja FOL.

Ndryshe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq e kishte quajtur hipokrit Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shkak se ky i fundit kishte deklaruar se nuk do të ketë asosacion njëetnik. Kurti edhe në të kalurën kishte deklaruar se për çështje të ofendimeve ndaj tij nuk do të merr masa.

Related Articles