Kurti tregon se kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale

Kurti tregon se kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti janë takuar për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, raporton Gazeta Enigma.

Kurti para mediave tha se meqenëse në këtë takim ishte në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, theksoi se si parti konsiderojnë që zgjedhjet do të ishte mirë të mbahen sa më parë.

“Konsiderojmë se muaji tetor sërish është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet dhe konsiderojmë se sa më parë që të mbahen zgjedhjet do të jetë edhe më mirë, por Presidentja do t’I takoj edhe kryetarët e partive politike dhe në fund do t’a përcaktojë një datë shumë të rëndësishme edhe për demokracinë e Kosovës por edhe për qeverisjen e mirë komunale”, tha ndër të tjera Kurti.

Related Articles