Abdixhiku i reagon Kurtit: Kryepopullist, nuk do të vie rendi ta bllokosh më askënd

Abdixhiku i reagon Kurtit: Kryepopullist, nuk do të vie rendi ta bllokosh më askënd

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot  në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, ka  thënë se ai s’i jep paratë e shtetit për ‘’ata kryetarë që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin’’.

Abdixhiku i ka thënë Kurtit se  nuk do t’i vie rendi ta bllokojë më askënd.

“Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë. Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd. Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit. Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.

Kurti sonte në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, ka folur edhe për buxhetin e vendit, duke thënë se ai s’i jep paratë e shtetit për ‘’ata kryetarë që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin’’.

Kurti u ka kërkuar qytetarëve që të mos t’i votojnë ata që ‘’nuk dinë dhe nuk e duan punën’’.

“Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’, ka thënë ai mes tjerash.

Related Articles