Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, është duke zhvilluar një tubim elektoral, nga ku ka deklaruar se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur LDK-ja mblidhet në shtëpinë e vet politike në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.
“Istogu jonë kjo kala, kjo kështjellë e pamposhtur e LDK-së, qenka ngritur sot në këmbë dhe kjo ringritje qenka e qartë, kjo ri ngritje qenka e zjarrtë, përgjigja është e thjeshtë, për ata që se kuptojnë Istogu nuk është vetëm LDK, Istogu është vet LDK-ja”, tha ai.
Tutje Abdixhiku ka theksuar se istogasit nuk e dëshpruan asnjëherë LDK-në, ata i qëndruan çdo herë “besnik partisë së Rugovës”.
“Të dashur qytetarë të Istogut ju i keni qëndruar besnik përherë, përherë partisë së Ibrahim Rugovës, birit tuaj e shqiptarit më të madh”, tha Abdixhiku. /Gazeta Enigma/