Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur emrat e deputetëve që do ta përfaqësojnë në këto komisione.
Propozimet janë prezantuar në seancë nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.
PDK-ja do të ketë drejtimin e tri komisioneve.
Komisioni për Buxhet:
Mërgim Lushtaku është propozuar zëvendëskryetar i parë. Anëtare është Ariana Musliu-Shoshi.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim:
Eman Rrahmani është anëtar.
Komisioni për Legjislacion:
Përparim Gruda dhe Blerta Deliu janë anëtarë.
Komisioni për Integrim Evropian:
Vlora Çitaku dhe Arian Tahiri janë anëtarë.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë:
Elmi Reçica është propozuar zëvendëskryetar i parë. Ariana Musliu-Shoshi është anëtare.
Komisioni për Arsim dhe Shkencë:
Enver Hoxhaj është propozuar kryetar. Sala Jashari është anëtare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion:
Arben Mustafa është propozuar kryetar. Mërgim Lushtaku është anëtar.
Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport:
Eliza Hoxha dhe Fadil Demaku janë anëtarë.
Komisioni për Shëndetësi:
Uran Ismaili është propozuar kryetar. Blerta Deliu është anëtare.
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal:
Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu janë anëtarë.
Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes:
Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu janë anëtarë.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione:
Artan Behrami është propozuar zëvendëskryetar i parë. Sala Jashari është anëtare.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike:
Altin Krasniqi dhe Eman Rrahmani janë anëtarë.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë:
Besa Kabashi-Rama dhe Rrahman Rama janë anëtarë.
Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini:
Eliza Hoxha dhe Artan Behrami janë anëtarë.
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur:
Rrustem Mustafa është propozuar zëvendëskryetar i parë. Jakup Nura është anëtar.
