Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarata u miratua me 99 vota për.
Haxhiu tha se institucionet duhet të veprojnë të bashkuara në aspektin juridik dhe diplomatik, ndërsa theksoi se procesi do të vazhdojë përmes apelit.
