Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, mbrëmë kanë qenë në Hamburg, si mysafirë folës në ngjarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti ’Oda e.V.’
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë takuar profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg, përcjell Klankosova.tv.
“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian. Si LDK, këtë potencial duam ta përfshijmë në çdo nivel tonin politik”, thuhet në postimin e tij.