Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova

Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova

Në Konventën e mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku, u shpreh se thirrja e kësaj Konvente, është nisja e programit dhe politikbërjes për të diskutuar temat madhore që e presin Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Abdixhiku theksoi në Konventë, se LDK, do të punojë më shumë në politikën e jashtme, zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë.

“Arsyet e thirrjes së konventës për nisjen e programit tonë ideologjike e politikbërjes sonë. Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese. Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”, u shpreh kryteari i LDK-së.

Ndër të tjera ai u shpreh se në krye të kësaj lidhje është presidenti Ibrahim Rugova.

“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, shtoi Abdixhiku./GAZETAENIGMA/

Related Articles