Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar premtimet nga kryemintri Kurti që nuk janë realizuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka deklaruar se “Kosova meriton më mirë, ndryshimi po vjen”.
“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!” shkruan kreu i LDK-së në postimin e tij. /Gazeta Enigma/