Abdixhiku: Sekti i VV-së po provon të ndërtojë një sistem të vjedhjes së votave

Abdixhiku: Sekti i VV-së po provon të ndërtojë një sistem të vjedhjes së votave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të hënën përmes një postimi në Facebook e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke iu referuar si “sekt”, që po provon që në çdo mënyrë të ndërtojë një sistem të vjedhjes së votave. 

“Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dinë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot. E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thjeshtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se votimi në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll.

“Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj. Dhe ja ku jemi sot: Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike”, ka shkruar Abdixhiku.

Related Articles