Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për diskutime lidhur me zgjedhjen e presidentin e cila është thirrur për orën 17:00.
Ai thirrjen për seancë e ka quajtur “show propagandues i VV-së”.
“Nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë kreu i LDK-së para mediave.
