Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Ditën e Pavarësisë.
Ai tha se Kosova është arritja më e madhe e jona pas një rrugëtimi sa krenar aq edhe të dhimbshëm.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa”.
“Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë! Të paçim përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.