Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se kjo festë kaq e rëndësishme për besimtarët myslimanë, është sinonim i sakrificës, devotshmërisë dhe mirënjohjes për Zotin.
“Fatkeqësisht, edhe këtë vit – sërish – besimtarët myslimanë e kanë të pamundur të kryejnë pelegrinazhin e Haxhit. Fatkeqësisht, edhe këtë vit, jo pak bashkëqyretarë tanë përballen me vështirësi. Shpresoj, gjithsesi, se përkundër të gjithave, në frymën e traditës sonë fetare, ne do të mbesim afër familjarëve, miqëve e nevojtarëve. Të gëzojmë të mirat e të ndajmë hallet. Sepse begatitë e solidaritetit mbesin virtytet tona më të veçanta”, shkruan Abdixhiku.