Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës në Vojnovc të Shtimes është pritur nga shumë qytetarë, duke thënë se “as shiu nuk i ndali ata të merrnin pjesë në takim”.
Përmes një postimi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, kanë nisur “gjysmën e rrugës”, ndërsa theksoi se pjesa tjetër duhet të bëhet së bashku me qytetarët.
“Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur. As shiu nuk i kishte ndalur. Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti. Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej. Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge. Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë. Me ju”, ka shkruar Abdixhiku.
