Abramovic i dërgonte gjithmonë të njëjtin mesazh Ancelottit pas humbjes sa ishte pjesë e Chelseat, italiani përgjigjej në të njëjtën mënyrë

Abramovic i dërgonte gjithmonë të njëjtin mesazh Ancelottit pas humbjes sa ishte pjesë e Chelseat, italiani përgjigjej në të njëjtën mënyrë

Trajneri i njohur italian Carlo Ancelotti merrte gjithmonë të njëjtin mesazh nga pronari i Chelseat, Roman Abramovic, pas çdo humbje që pësonte, ka treguar gazetari italian Fabio Caressa.

Ancelotti gjatë kohës sa e drejtoi Chelsean kishte rezultate të mira, duke marr 67 fitore, 20 barazime dhe 22 humbje.

Por kur humbte ndonjë ndeshje, ai merrte gjithmonë të njëjtin mesazh nga pronari i klubit, Roman Abramovic.

Miliarderi rus ishte më shpesh i pranishëm në ndeshjet e Chelseat në atë kohë në “Stamford Bridge”, por pavarësisht kësaj, ai i shkruante Ancelottit në çdo humbje.

“Ancelotti më tha se Abramovich i dërgonte gjithmonë të njëjtin mesazh, veçanërisht kur gjërat nuk shkonin mirë. Në rast disfate, ai i shkruante vetëm një pyetje”, ka treguar gazetari i Sky Italy, Fabio Caressa.

Abramovich @ Ancelotti

Por edhe Ancelotti i është përgjigjur gjithmonë në të njëjtën mënyrë, tregon Caressa.

“Në vend të përgjigjes, një gjeni si Carlo do t’i shkruante vetëm një pikëçuditëse”, ka treguar gazetari.

Ancelotti sa ishte te Chelsea, fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier, një FA Cup dhe një FA Community Shield.

Related Articles