Rikthehet basketbolli kosovar, super ndeshje në “Minatori”

Rikthehet basketbolli kosovar, super ndeshje në “Minatori”

Sonte me fillim nga ora 19:00 do të ballafaqohen dy skuadrat më të mira në Art Motion Superligën e Kosovës, duke parë renditjen e dy skuadrave pritet të jetë një super ndeshje ajo në mes të KB Trepçës dhe KB Golden Eagle Yllit.

Kampioni aktual në basketbollin kosovar do të udhëtojë në Mitrovicë, aty ku Trepça e përforcuar do të ketë synime ta mbajë vendin e parë deri në fund të kampionatit, duke u kualifikuar direkt në gjysmë-finale të Play-Offs dhe avantazhin e terenit vendas.

Në pesë përballjet e fundit suharekasit kanë qenë më të mirë se mitrovicasit, duke fituar tre takime dhe humbur dy të tjera.

Related Articles