Abrashi pro Kodit të ri Civil, çuditen dy bashkëpartiakët e tij

Abrashi pro Kodit të ri Civil, çuditen dy bashkëpartiakët e tij

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se sot është ndier i turpëruar që është deputet i Kuvendit të Kosovës, pashi dëgjoi kolegët e tij në mesin e të cilëve edhe disa bashkëpartiakë që u deklaruan kundër Kodit të ri Civil, vetëm për faktin se miratimi i tij do t’i hapte rrugë realizimit të së drejtës së pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ për t’u martuar me këdo që ata duan.

Derisa po fliste, deputetin që më pas votoi për Kodin e ri Civil, e shihnin si me çudi dy bashkëpartiakët e tij, Labinotë Demi-Murtezi dhe Eman Rrahmani. Të dy këta, votuan kundër Kodit dhe paraprakisht folën fjalë fyese ndaj pjesëtarëve LGBT+, duke i akuzuar se “e shkatërrojnë familjen”.

“Dëgjova shumë fjalime. Me disa u pajtova deri diku, me disa më erdhi turp me i thënë vetes që jam këtu si deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk po du me i përmend”, tha Abrashi.

Related Articles